Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

17:50, 11/09/2026

Albert Karriqi, profesor në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit dhe atlet kampion i klubit Tirana, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 75-vjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar të afërmit dhe miqtë e profesorit.

Karriqi ishte i specializuar në Teorinë dhe Metodologjinë e Stërvitjes Sportive, si dhe në Filozofinë e Sportit, ndërsa përtej botës akademike, ai njihej gjerësisht nga publiku shqiptar si analist dhe komentator i ftuar në panele të ndryshme televizive sportive gjatë ngjarjeve të mëdha globale.

Bëhet me dije se Karriqi ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Albert Karriqi ka qenë deputet i Partisë Demokratike (PD) në Parlamentin e parë pluralist të Shqipërisë (Kuvendi Popullor), i zgjedhur në mars të vitit 1991.

Ai përfaqësoi zonën e Kavajës dhe shërbeu si deputet e kërkues shkencor deri në qershor të vitit 1992.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Lëvizjen Olimpike dhe Sportive shqiptare, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e nderoi me “Urdhrin Olimpik”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco