‘Shqipëria nuk prodhon armë’/ Këlliçi: Kush po gënjen, KAYO apo ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi?

‘Shqipëria nuk prodhon armë’/ Këlliçi: Kush po gënjen, KAYO apo ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi?

18:17, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave të bëra në një intervistë televizive nga drejtuesi i KAYO-s, përfaqësuesja e TIMAK dhe zëvendësministrja e Mbrojtjes, lidhur me prodhimin e armëve në Shqipëri.

Këlliçi ngre pikëpyetje mbi deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili, sipas deputetit demokrat, gjatë një interpelance në Kuvend në prill të këtij viti është shprehur se Shqipëria prodhon armë dhe se ato përdoren aktualisht në vende ku zhvillohen luftëra.

Sipas Këlliçit, nga dëshmitë e marra nga gazetari Blendi Fevziu me drejtuesin e KAYO-s, përfaqësuesen e TIMAK dhe zëvendësministren e Mbrojtjes, rezulton e kundërta.

Deputeti demokrat ngre dy pyetje lidhur me këtë mospërputhje.

‘A e ka gënjyer Ministri i Mbrojtjes Parlamentin e Shqipërisë dhe Publikun? Apo Ministri Nufi e ka fjalën për ato armë me të cilat merret Ron Yeffet, pra të prodhuara diku tjetër e të ambalazhuara këtu?!’, shprehet ai.

Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:

KAYO dhe vartësja e mohojnë, për çfarë armësh e ka fjalën Ermal Rraketa?!!!

Në dëshmitë dhe intervistat e marra nga gazetari Blendi Fevziu me drejtorin e KAYO, me përfaqësuesen e TIMAK dhe zëvendësministren e Mbrojtjes, rezulton se Shqipëria aktualisht nuk prodhon armë.

Zero, tha Ardi Veliu.

Por Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është shprehur në parlament në interpelancë në prill të këtij viti se Shqipëria prodhon armë dhe ato përdoren aktualisht në vende në luftë.

Pyetja logjike dhe e thjeshtë është:

A e ka gënjyer Ministri i Mbrojtes Parlamentin e Shqipërisë dhe Publikun?

Apo Ministri Nufi e ka fjalën për ato armë me të cilat merret Ron Yeffet, pra të prodhuara diku tjetër e të ambalazhuara këtu?!

Në secilin rast, Ermal Raketa është në pozitë të rëndë e duhet të mbajë përgjegjësi. Ministri i Mbrojtjes duhet të japë dorëheqjen nëse ka gënjyer Parlamentin dhe Publikun. Dhe akoma më shpejt, duhet të japë dorëheqjen, nëse ka dijeni pra për trafik ndërkombëtar të armëve.

Me heshtjen e tij, Ermal Raketa është duke thelluar skandalin ndërkombëtar.

Audiopërgjimi i bërë publik nga Arben Ahmetaj e implikon atë dhe Edi Ramën në ato që miku i ngushtë i Kryeministrit, i quan punë të pisëta.

Partia Demokratike do të kërkojë çdo ditë hetim dhe transparencë për këtë aferë të rëndë që vë në rrezik sigurinë tonë kombëtare dhe të NATO-s ku ne bëjmë pjesë.

Largimi i Edi Ramës bashkë me Raketën e tij është tashmë emergjencë kombëtare. Sa më shumë vonojnë, aq më keq për ta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco