Kronikë
E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një shtyllë elektrike (EMRI)

Ilustrim · Vizion Plus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën.
Bëhet me dije se 46-vjeçari Ermal Debrova, me profesion elektriçist, dyshohet se ka humbur jeteën, ndërsa ka qenë duke punuar në një shtyllë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.




