Juventusi mund të zbresë në fushë me vetëm një lojtar italian në formacionin titullar ndaj Sassuolos.
“Bardhezinjtë” do të përballen me Sassuolon të dielën, në kuadër të javës së katërt të Serie A.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, lojtari i vetëm italian që pritet të jetë titullar është Guglielmo Vicario.
Portieri italian është i huazuar te Juventusi nga Tottenhami.
Në repartin e fushës, Juventusi nuk pritet të ketë asnjë italian në formacionin e parë.
Situata lidhet edhe me mungesat e shumta që kanë prekur skuadrën në këtë fillim sezoni.
Aktualisht, “Zonja e Vjetër” ka nëntë lojtarë jashtë për shkak të dëmtimeve apo mungesave të ndryshme.
Mes tyre janë edhe italianët Andrea Cambiaso, Jeff Ekhator dhe Manuel Locatelli.
Ndërkohë, Federico Gatti dhe Daniele Rugani pritet ta nisin sfidën nga stoli.
E njëjta situatë vlen edhe për 21-vjeçarin Augusto Owusu, i promovuar nga Juventusi NextGen.
Ky është një ndryshim i madh për një klub që historikisht ka pasur një identitet të fortë italian.
Juventusi ka kontribuar ndër vite me shumë lojtarë të rëndësishëm edhe për kombëtaren e Italisë.
Në skuadrën që fitoi titullin e parë pas Calciopolit, nën drejtimin e Antonio Contes, ishin plot tetë italianë në formacion.
Por vitet e fundit kjo panoramë ka ndryshuar ndjeshëm, ndërsa Juventusi po mbështetet gjithnjë e më shumë te lojtarët e huaj.
© SYRI.net
7 gola të pësuar në 3 ndeshje, Xabi Alonso zbulon problemin e madh të Chelseat
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi
Konseisao thyen heshtjen pas aventurave te Milani dhe Al-Itihadi: Kam refuzuar shumë oferta, dua një projekt solidBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: