Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës.
Paraprakisht dyshohet se Ermal Debrova ishte duke montuar një shtyllë elektrike, kur ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Patos/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net
84 kg kokainë nga Kolumbia të fshehura në trëndafila, zbardhet skema! Kush është një nga shqiptarët…
Cili i kërkuar për vrasje në Shqipëri u kap? Policia greke kyç gojën për goditjen e grupit Kolumbi-Greqi
EMRAT/ Vrasja e shqiptarit Hoti në Itali, hetimet çojnë drejt rrjeteve të drogës: dy të arrestuar