E rëndë në Patos, humb jetën një elektriçist
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën.
Bëhet me dije se 46-vjeçari E. D., nga Elbasani, me profesion elektriçist në një firmë private që operonte në Patos, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse 46-vjeçari ka pësuar arrest kardiak apo ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar katër persona për të dhënë dëshmi lidhur me vdekjen e 46-vjeçarit.

Njoftimi i policisë
“Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
“Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit
Rama për deklaratën e dorëheqjes: Mbase vjen momenti për ta shpjeguar
“Duan të nxisin përçarje”, Rama për protestën: Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa
- 20:16 “Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit
- 20:11 Vuçiç: Do të jap dorëheqjen në shtator
- 19:52 Rama për deklaratën e dorëheqjes: Mbase vjen momenti për ta shpjeguar
- 19:33 Mbrojtja nga Rusia, BE i ofron 6 miliardë euro Ukrainës për sistemet “Patriot”
- 19:16 “Duan të nxisin përçarje”, Rama për protestën: Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa
- 19:09 “Çfarë të ka bërë kjo qeveri?”, Rama rrëfen telefonatën me protestuesin, punonjës administrate