Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona

11 Shtator 2026, 19:50Kronika TEMA
Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit.

Burime bëjnë të ditur se ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, kur ka humbur jetën.

Viktima është 46-vjeçari Ermal Debrova, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ai ka pësuar arrest kardiak apo ka rënë nga shtylla.

46-vjeçari ishte nga Elbasani dhe punonte në një firmë private që operonte në Patos.

Policia ka shoqëruar 4 persona në Komisariatin e Fierit, të cilët po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje