E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dy javë pas ndarjes nga jeta të mbretit Harald V, ndahet nga jeta edhe princesha Astrid

Ilustrim · Vizion Plus

Princesha Astrid, motra e të ndjerit, mbretit Harald V të Norvegjisë, është ndarë nga jeta sot në moshën 94-vjeçare, saktësisht dy javë pas vëllait të saj. Lajmi u bë i ditur nga Pallati Mbretëror në Oslo.

“Princesha dha frymën e fundit sot, të premten, më 11 shtator, në moshën 94-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Pallatit.

Të mërkurën, Astrid kishte marrë pjesë në funeralin e vëllait të saj, Harald, në një karrige me rrota. Mbreti ndërroi jetë më 28 gusht, në moshën 89-vjeçare. Me kalimin e viteve, daljet e princeshës në publik ishin bërë gjithnjë e më të rralla.

Në muajin gusht, ashtu si edhe vëllai i saj, Astrid kishte vendosur një stimulues kardiak (pacemaker).

Me vdekjen e saj, shuhet edhe fëmija i fundit nga tre fëmijët e mbretit Olav V, i cili u ngjit në fron në vitin 1957 dhe qëndroi në krye të monarkisë deri në vitin 1991.

Mbreti aktual i Norvegjisë është Haakon VII, djali 53-vjeçar i Harald V.

 

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh