Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar protestuesit nga një vreshtë me rrush ku kanë mungesë puntorësh.
Teksa bisedon me fermerin, Balla e pyet nëse ka nevojë për punëtorë. Ai i përgjigjet që po, ndërsa deputeti socialist duke sulmuar protestuesit thotë se “janë disa në bulevard që rrinë kot”.
Por mesa duket Balla ka harruar se është ai dhe lideri i tij Rama ata që kanë përzënë rininë shqiptare nga vendi dhe protestuesit janë ngritur pikërish për të kërkuar të drejtat e tyre të cilat i mohohen këtij populli prej vitesh.
Balla: Sa kile shkojnë këto dy veshat rrush?
Fermeri: 3.5 kil
Balla: Dy vesha rrush 3.5. Këta janë njerëzit e punës, nuk ka vesha rrushi në bulevard. Rrushi është këtu në arra.
Balla: Ke nevojë për punëtorë?
Fermeri: Po kam
Balla: Dalim ti thërrasim se janë ca në bulevard që rrinë kot aty.
Fermeri: Nuk na duhen njerëz që rrinë kot, ne duam njerez pune.
Balla: Dakord do gjejme te tjere per pune
Fermeri: I duam si vetja jone













