“Çfarë të ka bërë kjo qeveri?”, Rama rrëfen telefonatën me protestuesin, punonjës administrate
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer në podcastin “Flasim” se ka pasur komunikime me protestues të ndryshëm, duke treguar rastin e një punonjësi të administratës, i cili merrte pjesë në protestat kundër qeverisë.
Kryeministri tha se e ka telefonuar për ta pyetur se çfarë i kishte bërë ai dhe qeveria që drejton, që ky person të dilte në protestë dhe të bënte thirrje të ashpra në rrjetet sociale.
“Kam pasur komunikime me protestues të ndryshëm. Për shembull, një punonjës administrate dilte në protestë. Ia marr drejtorin në telefon dhe i them: ‘Çfarë është ky?’. Më tha: ‘Është punonjës serioz, por në pikën e protestës s’kam çfarë i bëj’. I marr numrin dhe e marr në telefon dhe i them: ‘Dua të di, çfarë të kam bërë unë ty, çfarë të ka bërë kjo qeveri dhe çfarë përjeton ti që del në rrjetet sociale, që kërkon funde të tmerrshme?’”, rrëfeu Rama.
Sipas kryeministrit, protestuesi i është përgjigjur duke i thënë se bëhej fjalë për lirinë e fjalës, ndërsa Rama i ka sqaruar se nuk po i bënte presion dhe as nuk po i kërkonte llogari për pjesëmarrjen në protestë.
“Ai tha: ‘Më vjen keq’. Dhe ai më tha: ‘Jo, fjala, jo, liria e fjalës’. ‘Gjërat nuk nuk janë shabllon’. I thashë: ‘Nuk po të bëj presion, as të kërkoj llogari pse del në protestë. Dua të di çfarë problemi ka që mund ta zgjidhim’”, tregoi kryeministri.
“Dhe ai tha: ‘Jo, po kështu, jo po ashtu’ dhe më tha: ‘Më lësho, më lësho’. Të më marrë Edi Rama 20 minuta në telefon. I thashë: ‘Qetësohu, por më lër të kuptoj se pse protestoni’. Nëse do ta dish, tha, merr CV-në time dhe të shefit tim dhe shikoje kush duhet të jetë shefi. Prandaj, në këtë rast, pra, secili kërkon diçka. Absolutisht, të gjitha bashkë janë mozaik. Absolutisht, çdokush ka të drejtë të kërkojë, por kjo është një mozaik. Por do të thotë se njerëzit dalin në protestë dhe nuk u mjafton vetëm të pasurit i një vendo pune”, u shpreh Rama.
“Duan të nxisin përçarje”, Rama për protestën: Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa
Rama rrëfehet në “Flasim”: Më kanë rrahur dy herë në jetë, njëra ishte në ’97
“Besoj shumë te njerëzit”, Rama rrëfen dobësinë ndaj kontrollit dhe dyshimit
- 19:09 “Duan të nxisin përçarje”, Rama për protestën: Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa
- 18:52 Holanda kërkon të vendoset një kufi moshe për përdorimin e rrjeteve sociale
- 18:50 E rëndë në Patos, humb jetën një elektriçist
- 18:42 Rama rrëfehet në “Flasim”: Më kanë rrahur dy herë në jetë, njëra ishte në ’97
- 18:35 “Besoj shumë te njerëzit”, Rama rrëfen dobësinë ndaj kontrollit dhe dyshimit
- 18:29 Ligjvënësit e Mbretërisë së Bashkuar hedhin poshtë projektligjin për eutanazinë për Anglinë dhe Uellsin