Bizneset kundër Dhomës Ekonomike Kombëtare: Jo anëtarësimit të detyrueshëm
Projektligji për krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare vijon të kundërshtohet nga organizatat e komunitetit të biznesit, të cilat vlerësojnë se ndryshimet e bëra në draftin e ripunuar nuk kanë adresuar shqetësimet kryesore.
Në një qëndrim të përbashkët, Dhoma Amerikane e Tregtise dhe 16 shoqata te tjera biznesi, kërkojnë rishikimin e modelit të anëtarësimit të detyrueshëm. Sipas tyre, çdo biznes me status aktiv do të bëhej automatikisht pjesë e Dhomës, ndërsa përfaqësimi i sipërmarrjes duhet të bazohet te zgjedhja dhe vullneti i vetë bizneseve.
Organizatat paralajmërojnë se një strukturë e krijuar me ligj nuk duhet të dobësojë apo të zëvendësojë shoqatat dhe dhomat ekzistuese, të cilat funksionojnë mbi bazën e anëtarësimit vullnetar. Një tjetër shqetësim lidhet me tarifën vjetore që do të paguajnë bizneset. Komuniteti i biznesit kërkon që ligji të përcaktojë qartë shërbimet që do të përfshihen në këtë tarifë dhe përfitimet konkrete për çdo anëtar. Shoqatat e bizneseve kërkojnë gjithashtu një analizë të plotë të sistemit aktual, kostove të reformës dhe alternativave të mundshme, përpara se të vendoset një detyrim financiar për sipërmarrjen.
Sipas tyre, duhet të jetë e qartë edhe ndarja e kompetencave mes Dhomës së re dhe institucioneve publike, veçanërisht Qendrës Kombëtare të Biznesit, për të shmangur procedurat paralele dhe kostot shtesë.
Paga mesatare arrin 92,150 lekë, 1 në 4 të punësuar marrin rrogë minimale
Pronat e sekuestruara, 180 milionë lekë të ardhura nga qiratë
Inflacioni 3.2% në gusht, transporti dhe ushqimet ndikojnë në rritjen e çmimeve
- 19:16 “Duan të nxisin përçarje”, Rama për protestën: Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa
- 19:09 “Çfarë të ka bërë kjo qeveri?”, Rama rrëfen telefonatën me protestuesin, punonjës administrate
- 18:52 Holanda kërkon të vendoset një kufi moshe për përdorimin e rrjeteve sociale
- 18:50 E rëndë në Patos, humb jetën një elektriçist
- 18:42 Rama rrëfehet në “Flasim”: Më kanë rrahur dy herë në jetë, njëra ishte në ’97
- 18:35 “Besoj shumë te njerëzit”, Rama rrëfen dobësinë ndaj kontrollit dhe dyshimit