Rrihet në zyrë ministri? Policia nuk e ndihmon! Sali Berisha publikon denoncimin

Një denoncim i publikuar nga Sali Berisha ngre pretendime të forta në lidhje me ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Demo, dhe një ngjarje të pretenduar që, sipas mesazhit, ka ndodhur gjatë kohës kur Demo ishte kryetar i Bashkisë së Beratit. Në mesazhin drejtuar Berishës pretendohet se Ervin Demo është rrahur në zyrën e tij nga Gramoz Toto, i njohur me nofkën “Moku”. “Ministri i ri i Brendshëm është rrahur në zyrën e tij, kur ishte kryetar bashkie në Berat, nga Gramoz Toto, i njohur si Moku”, thuhet në denoncim.
Postimi i plotë
Përshëndetje, Dr.
Ministri i ri i Brendshëm është rrahur në zyrën e tij, kur ishte kryetar bashkie në Berat, nga Gramoz Toto, i njohur si Moku.
Për rrugën e Kalasë, pse ia dha për ta bërë Baton Haxhiut dhe jo Gramoz Totos?
Ky ministër i Brendshëm, Ervin Demo, në atë kohë, kur u rrah, as policia nuk i erdhi në ndihmë, edhe pse e lajmëroi vetë.
Hera e parë që një ministër i Brendshëm është rrahur në zyrën e tij.
Publikoje, doktor, dhe të lutem, në mënyrë anonime, se këta të heqin nga puna.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 4082

