FOTOLAJM/ Pankartat pikante ndaj Ramës dhe Ballukut: “Tenderat në Tiranë, ‘infinity pool’ në Palasë”

FOTOLAJM/ Pankartat pikante ndaj Ramës dhe Ballukut: “Tenderat në Tiranë, ‘infinity pool’ në Palasë”

19:57, 11/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot shënohet dita e 104-të e protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protestuesit janë mbledhur sërish para kryeministrisë duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë përmes thirrjeve dhe pankartave me mesazhe ironizuese dhe kritike.

Në fokus të protestës është edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Disa prej pankartave lidhen me akuzat e ngritura ndaj saj për korrupsion, si dhe me çështjen e sekuestrimit të vilave në zonën e Palasës.

Ndër pankartat e shpalosura nga protestuesit janë:

“Tenderat në Tiranë, ‘infinity pool’ në Palasë”!

“Në shëndetësi me oligarki; në polici me dështim; ministrat Rama i ndërron – po për hajdutin e madh s’ka shkarkim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco