“Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
11 Shtator 2026 | 20:16

Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcastin e tij “Flasim”, ka deklaruar edhe momentin kur, sipas tij, do të largohet nga politika dhe nga detyra e kryeministrit.

Rama tha se nuk synon të qëndrojë në pushtet pafundësisht ose të bëhet mbret, duke theksuar se arsyeja pse vijon të jetë në politikë lidhet me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam këtu për t’u bërë mbret ose për të qëndruar në pafundësi. Unë jam këtu vetëm sepse e shoh të hapur derën e Bashkimit Evropian dhe në momentin që unë, me ndihmën e Zotit dhe të shqiptarëve, e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë”, deklaroi Rama.

Sa i përket qëndrimit të tij të gjatë në pushtet, Rama tha se në demokracitë parlamentare nuk ka kufi mandatesh për kryeministrin.

“Demokracitë parlamentare nuk e kufizojnë mandatin e kryeministrit, nuk kanë kufi për mandatin e kryeministrit, se është pa kuptim. Kryeministri është shprehje e shumicës. Është shumica që vendos kë zgjedh dhe normalisht shumica zgjedh atë që fiton”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për deklaratën e dorëheqjes: Mbase vjen momenti për ta shpjeguar

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dorëheqjen. Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga, në kuadër të...
19:52 | 11/09/2026

“Duan të nxisin përçarje”, Rama për protestën: Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa

Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin “Flasim” për protestën e zhvilluar në vend, duke deklaruar se pas saj ka pretendime reale, por edhe ndërhyrje...
19:16 | 11/09/2026

E rëndë në Patos, humb jetën një elektriçist

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën. Bëhet me dije se...
18:50 | 11/09/2026