Ka hyrë në ditën e 104-t protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës, ku protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij.
Në fjalën e mbajtur gjatë protestës, një prej përfaqësuesve të saj deklaroi se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj publikoi përgjimet ku është miku izraelit i Edi Ramës, Ron Yeffet me dy miqtë të tij, rusë e ukrainas ku bëjnë biseda për trafik armësh dhe për të shitur pasuritë e Shqipërisë.
‘Albania is not for sale – Shqipëria nuk është në shitje!’, ishte një nga mesazhet kryesore të protestë
‘Para se t'ia kaloj fjalën të gjithëve, secilit prej jush që ka diçka për të thënë, dua të theksoj diçka, të theksoj sepse mendoj që ka disa detaje që nuk dua t'i kaloj. E theksoj, që e gjithë zhurmëria e ditëve të fundit që po shkaktohet me nxitje nga qeveria, e ka si sikletin te Ron Yeffeti.
Skandali që u publikua ditën e hënë... mos harroni, 7 shtatori e ktheu këtë bulevard... frymën e 7 qershorit, e ktheu energjinë, e ktheu masivitetin. Këtë herë denoncimi i Arben Ahmetajt është fokusuar në zbulimin e përqindjeve të Ron Yeffetit, mikut të ngushtë të Edi Ramës, i cili negocion për shitje pronat e Shqipërisë, pa tender dhe pa garë. Dhe këtu merr një kuptim të fortë edhe shumë të qartë parrulla: Albania is not for sale, Shqipëria nuk është në shitje!
Në intervistën e tij, ka ekspozuar pjesë nga një përgjim 3-orësh, për një bisedë që ka ndodhur në janar të 2026, mes Yeffetit, që ish-zëvendëskryeministri e quan si gazi i anglishtfolësve, dhe tre personave të tjerë: Igor, Tatjana dhe Sergei.
Skema është e thjeshtë: për të shmangur garat dhe shqyrtimin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), qeveria fut pronat e saj në ndërmarrje të përbashkëta me mikun e Ramës. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë antisemitizëm. Ne jemi kundër shitjes së Shqipërisë, pavarësisht se kush është i përfshirë në këtë shitje. Dhe pas kësaj ata bëjnë çfarë të duan me këto pasuri.
Në qendër të saj janë dy afera: shitja e armëve të prodhuara në Afrikë dhe të paketuara në Shqipëri, për t'u shitur në zonat e konfliktit dhe së dyti, përlarja e fushave të Delvinës. Dëgjoni mirë! Përlarja e fushave të gazit në Delvinë.
Një moment interesant është ai kur Ron Yeffeti u thotë bashkëbiseduesve të tij: kompania do të jetë amerikane që t'i mbyllim gojën dhe ambasadës amerikane. Pra, Edi Rama jo vetëm që s'jep llogari, do ta shtypi, ta mbylli gojën e ta shesi pasurinë private e publike, po ka dhe një plan shumë ambicioz me miqtë e tij hebrenj: t'i mbylli gojën dhe ambasadës amerikane, që është aleati ynë strategjik dhe i padiskutueshëm.
Ai është i qartë se si do të shmangen garat dhe tenderat me anë të manipulimit të ngritjes së kompanive të tipit guackë. Ndërkohë që bashkëbiseduesi thotë se në qeverinë ukrainase, blerja e makinave dhe pajisjeve ushtarake nuk mund të kalojë pa garë.
Një moment kruçial është kur Ron Yeffeti u thotë bashkëbiseduesve: ‘Ne jemi të ngarkuar nga qeveria shqiptare për të kryer punët e këqija!’ A e kuptoni se nuk duhet të rrijë asnjë ditë... se sa larg ka shkuar kjo qeveri! Prandaj, çdo ditë, pa ndalim, me çdo mënyrë, ne jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen’, tha në fjalën e tij protestuesi në shesh.
© SYRI.net
VIDEO/ Ceno: Berisha fitoi betejën morale, diaspora do të jetë investitori strategjik i qeverisë së PD
Denoncimi/ Emigrantët shqiptarë bllokohen në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Pengohen t'i bashkohen protestës
VIDEO/ Tomorri ngre dyshime për Timak Defense: Ka deklarata kontradiktore, SPAK duhet të verifikojë