Tragjedi në SHBA, 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së, ku një 11-vjeçare është arrestuar nën akuzën për vrasjen e vëllait të saj 15-vjeçar, sipas policisë.
Incidenti ndodhi më 9 shtator në qytetin Edmond, rreth 15 milje në veri të qendrës së Oklahoma City. Departamenti i Policisë së Edmondit bëri të ditur se mori një telefonatë për të shtëna me armë në një zonë banimi, rreth orës 16:00.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti 15-vjeçarin të vdekur, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Autoritetet nisën menjëherë hetimin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.
Sipas policisë, pak para orës 01:00 të mëngjesit të ditës së 10 shtatorit, hetuesit arrestuan motrën 11-vjeçare të viktimës.
E mitura u dërgua në një qendër paraburgimi për të mitur dhe u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.
Deri më 11 shtator, autoritetet nuk kishin publikuar detaje të tjera rreth incidentit, pasi çështja përfshin të mitur.
Motivi i të shtënave ndaj 15-vjeçarit nga motra e tij 11-vjeçare mbetet i panjohur. As policia dhe as Zyra e Prokurorit të Qarkut të Oklahomës nuk kanë dhënë informacion të mëtejshëm mbi rrethanat e tragjedisë.
Zyra e Prokurorit të Qarkut do të vendosë hapat e mëtejshëm në këtë çështje dhe nëse do të ngrejë një padi zyrtare.
Autoritetet theksojnë gjithashtu se ligji i Oklahomës kufizon informacionin që mund të publikohet kur një rast përfshin një moshë kaq të re, si për të miturën e arrestuar, ashtu edhe për viktimën.
“Ne e pranojmë se kjo është një situatë tragjike për familjen e përfshirë. Mendimet tona janë me ta ndërsa ata vajtojnë këtë tragjedi”, tha Policia e Edmondit.
“Nuk dua t’i shqetësoj fëmijët”, ja reagimi i Bushit pasi mësoi për sulmin e 11 shtatorit (VIDEO)
Misteri i vdekjes së Mazonakis, mediat greke: Hetuesit gjejnë kërkime në AI dhe një foto të fshirë
Mbrojtja nga Rusia, BE i ofron 6 miliardë euro Ukrainës për sistemet “Patriot”
- 20:56 “Nuk dua t’i shqetësoj fëmijët”, ja reagimi i Bushit pasi mësoi për sulmin e 11 shtatorit (VIDEO)
- 20:32 Vuçiç: Do të jap dorëheqjen në shtator
- 20:16 “Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit
- 20:12 Misteri i vdekjes së Mazonakis, mediat greke: Hetuesit gjejnë kërkime në AI dhe një foto të fshirë
- 19:52 Rama për deklaratën e dorëheqjes: Mbase vjen momenti për ta shpjeguar
- 19:33 Mbrojtja nga Rusia, BE i ofron 6 miliardë euro Ukrainës për sistemet “Patriot”