Situata e zjarreve, 5 vatra mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje

11 Shtator 2026 | 21:04

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve.  Gjatë ditës së sotme janë raportuar 21 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 5 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar plotësisht.

Në njoftim thuhet se në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 324 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 17 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 92 efektivë, 10 mjete, 1 dron dhe 1 ambulancë.

Në Qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit është fikur, pas angazhimit gjatë ditës edhe të 33 forcave ushtarake, 4 mjeteve dhe 1 ambulance, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe mbahet nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Lundre–Madhesh të Matit, Cerrujë–Mali i Allushit në Klos dhe Selishtë, ndërsa Qafa e Helmes në Bulqizë mbahet nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Shkodër, vatra në Porav, Fushë-Arrëz, mbetet aktive. Zjarri në Rragam, Shkodër, është nën mbikëqyrje dhe gjatë ditës u mbështet edhe nga 22 forca ushtarake dhe 3 mjete, ndërsa vatra në malin e Tërbunit mbahet gjithashtu nën mbikëqyrje. Nuk raportohen banesa në rrezik në Rragam dhe Tërbun.

Në Qarkun Fier, vatra në Çërrilë, Mallakastër, mbetet aktive, por është izoluar. Në operacion janë angazhuar strukturat vendore, ndërsa në mbështetje kanë operuar 32 forca ushtarake dhe 3 mjete. Vatra në Peshtan mbahet nën mbikëqyrje.

Vatrat e tjera në Lezhë, Elbasan dhe Korçë vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Në Opar të Korçës nuk rrezikohen banesa, ndërsa në Gallatë të Kurbinit terreni i vështirë pengon operimin e mjeteve, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcastin e tij “Flasim”, ka deklaruar edhe momentin kur, sipas tij, do të largohet nga politika dhe nga detyra...
20:16 | 11/09/2026

Rama për deklaratën e dorëheqjes: Mbase vjen momenti për ta shpjeguar

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dorëheqjen. Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga, në kuadër të...
19:52 | 11/09/2026

“Duan të nxisin përçarje”, Rama për protestën: Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa

Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin “Flasim” për protestën e zhvilluar në vend, duke deklaruar se pas saj ka pretendime reale, por edhe ndërhyrje...
19:16 | 11/09/2026