Ambasada amerikane në Tiranë nderon viktimat e 11 Shtatorit: Nuk do të harrojmë kurrë

11 Shtator 2026 | 21:40

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke mbajtur një minutë heshtjeje në nder të 2,977 jetëve të humbura 25 vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të ditur se komuniteti i saj në Shqipëri ndaloi në orën 8:46, në përputhje me momentin kur avioni i parë goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

“Njëzet e pesë vjet më parë, në orën 8:46 të mëngjesit në Nju Jork, avioni i parë goditi Kullën Veriore”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Në ceremoninë përkujtimore u nderuan 2,977 personat që humbën jetën në Nju Jork, Virxhinia dhe Pensilvani, mes tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, theksoi se kujtimi i viktimave mbetet i gjallë edhe pas një çerek shekulli.

“Ne kujtojmë çdo jetë të humbur. Nderojmë punonjësit e shërbimeve të emergjencës të cilët u vunë përballë rrezikut dhe familjet që e kanë mbartur këtë dhimbje prej një çerek shekulli”, u shpreh VanHorn.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata e zjarreve, 5 vatra mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve.  Gjatë ditës së sotme janë raportuar 21 vatra zjarri në territorin e vendit, prej...
21:04 | 11/09/2026

“Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcastin e tij “Flasim”, ka deklaruar edhe momentin kur, sipas tij, do të largohet nga politika dhe nga detyra...
20:16 | 11/09/2026

Rama për deklaratën e dorëheqjes: Mbase vjen momenti për ta shpjeguar

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dorëheqjen. Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga, në kuadër të...
19:52 | 11/09/2026