Bilanc tragjik nga zjarri në një traget në Filipine, shkon në 35 numri i viktimave
Numri i të vdekurve nga zjarri në një traget në Filipine është rritur në 35, pasi ekipet e shpëtimit nxorën sot 30 trupa, tha Roja Bregdetare Filipinase.
Një traget u përfshi nga flakët në provincën perëndimore filipinase të Palawan, dhe zjarrfikësit filipinas arritën sot të hipnin në tragetin që u përfshi nga flakët të mërkurën, raportoi Reuters.
Më parë, u njoftua se të paktën pesë persona humbën jetën në zjarr dhe se më shumë se 80 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Tymi i dendur dhe nxehtësia ekstreme i penguan zjarrfikësit të hipnin më herët në traget, i cili, sipas të dhënave zyrtare, mbante 117 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.
Deri më tani, 43 persona janë shpëtuar nga uji përreth tragetit, ndërsa 84 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Roja Bregdetare Filipinase tha më parë se trageti MV June Aster ishte nisur nga Manila dhe ndodhej pranë Coron në provincën Palaëan kur shpërtheu zjarri të mërkurën rreth orës 6:45 të mbrëmjes sipas kohës lokale.
Ende nuk është përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Kina vendos objektiv ambicioz: 70% e makinave të reja të shitura pritet të jenë elektrike deri në 2030
Tragjedi në SHBA, 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar
“Nuk dua t’i shqetësoj fëmijët”, ja reagimi i Bushit pasi mësoi për sulmin e 11 shtatorit (VIDEO)
- 22:15 Kina vendos objektiv ambicioz: 70% e makinave të reja të shitura pritet të jenë elektrike deri në 2030
- 22:13 Gazetarja zbulon detajet: Lamallari nuk kishte dijeni për largimin, Rama bashkoi dy ministri
- 21:59 ‘Lamallari u largua si dënim, se pati frikë të firmosë’, Peka: Është treguar djalë me mend
- 21:48 Ambasada amerikane në Tiranë nderon viktimat e 11 Shtatorit: Nuk do të harrojmë kurrë
- 21:48 Peka: Ndalimi i shqiptarëve në kufirin e Malit të Zi është “akt banditësh”, dhe shkelje e të drejtave të njeriut
- 21:48 Gardh për protestuesit në Mal të zi! Peka: Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!