Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka zhvilluar takimin e tij me banorët e zonës së Selitës në Tiranë, në kuadër të “Pranisë Besnike”.
Braçe bën me dije se në takim është diskutuar për rendin e sigurinë publike, si dhe për pastërtinë, e cila, sipas tij, lë shumë për të dëshiruar. Ndërsa problem në këtë zonë mbeten edhe legalizimet.
Braçe i ka bërë thirrje policisë që të marrë masa dhe të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit.
“PER PLEHRAT NE SELITE, NUK MUNDA TU TREGOJ FOTO E VIDEO TE KEQBERESVE, sepse fill pas postimit ketu, policia e Tiranes ka shkuar ne NENSTACIONIT TE SELITES DHE KA MARRE PAMJET E KAMERAS QE MBULON SHESHIN E PLEHRAVE QE ESHTE KRIJUAR ATY;”, thekson Braçe.
Postimi i plotë:
TIRANA E MADHE
TIRANA/5sa
NE #TERRITOR, SI #DEPUTET I ZGJEDHUR ME VOTE,
TEK NJEREZIT
DY ORE E 35 MINUTA DUKE DEGJUAR NJEREZIT;
NE LAGJEN ME TE VARFER POR ME FISNIKE TE 5ses DHE TIRANES.
Halle e shqetesime gjithfaresh, personale po e po por edhe komunitare;
Duke filluar me rregullin e sigurine publike e deri tek pastertia qe edhe ketu le shume per te deshiruar.
Ajo qe nuk prisja ishte qe njerezit do klasifikonin si hall personal LEGALIZIMET; se ne kemi punuar mire shume dhe genjen Erion Brace qe do te duket, do vemendje;
Shtepi te ndertuara para 30 VITESH, ja keshtu!
NDERKOHE;
PER PLEHRAT NE SELITE, NUK MUNDA TU TREGOJ FOTO E VIDEO TE KEQBERESVE, sepse fill pas postimit ketu, policia e Tiranes ka shkuar ne NENSTACIONIT TE SELITES DHE KA MARRE PAMJET E KAMERAS QE MBULON SHESHIN E PLEHRAVE QE ESHTE KRIJUAR ATY;
Ne ato pamje jane mjetet-targat e tyre dhe keqberesit-fytyrat e tyre, te perfshire ne kete krim mjedisor!
Neser do pyes POLICINE E SHTETIT se ku jane hetimet per te ndaluar pergjegjesit, se per kete u moren kamerat apo jo?!
