Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bllokohen makinat me emigrantë në Mal të Zi për protestën e nesërme, Avenir Peka akuzon: Kërkesë nga qeveria e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Bllokohen makinat me emigrantë në Mal të Zi për
Foto Ilustruese

Tension të larta janë raportuar në pikën kufitare me Malin e Zi, një ditë para protestës së thirrur në Tiranë, ku rreth 15 makina me emigrantë shqiptarë që po udhëtonin nga Anglia drejt Shqipërisë janë bllokuar në territorin malazez, sipas denoncimit të analistit Avenir Peka.

Sipas tij, në vendngjarje janë rreth 50-60 efektivë të policisë malazeze të cilët kanë rrethuar automjetet dhe nuk lejojnë lëvizjen e qytetarëve, madje as daljen nga makinat. Peka ngre dyshime se bllokimi është bërë me kerkese te pales shqiptare.

Ai i bën thirrje qeverisë malazeze dhe institucioneve evropiane të ndërhyjnë, duke e cilesuar ngjarjen si një ndërhyrje ne politikën e brendshme të Shqipërisë dhe një cënim të marrëdhënieve të fqinjësisë.

“Janë rreth 15 makina me emigrantë që po vijnë për protestën nesër. Janë nisur nga Anglia dhe, sipas informacionit që kam, qeveria e Malit të Zi ka nxjerrë rreth 50-60 policë. Unë i kam edhe videot këtu, sepse m’i dërguan pak më parë. I dërguan ata të cilët janë duke ardhur, emigrantët. Emigrantët i kanë bllokuar, i kanë rrethuar dhe nuk i lënë të lëvizin.

U kanë thënë jozyrtarisht se “kemi urdhër nga…”, pra se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë. Tani, meqë po flasim, se kjo është puna e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, pyetja këtu është: kërkesën Malit të Zi kush e ka bërë? Ministri në ikje, ministri në ardhje apo kryeministri? Më vjen keq që qeveria e Malit të Zi përfshihet, se kështu është përfshirë në politikën e brendshme të Shqipërisë.

Meqë jemi në media, unë gjej rastin t’i bëj thirrje ambasadës së Malit të Zi këtu dhe qeverisë së Malit të Zi, duke u thënë: mos i fusni hundët aty ku nuk ju takon!

 Është çështje e politikës së brendshme të Shqipërisë. Është detyrë e juaja, edhe si vend fqinj, edhe si nënshkrues të marrëveshjes së lëvizjes së lirë midis dy vendeve, edhe si pjesë e lëvizjes së lirë në kuadrin e lëvizjes në zonën Schengen, lironi shqiptarët!

Sepse nuk i intereson askujt që të cenoni marrëdhëniet midis dy shteteve e dy popujve. Edi Rama sot është, nesër s’është. Mos e shkelni edhe ligjin ndërkombëtar, edhe detyrimin që keni ndaj Bashkimit Evropian. Lironi qytetarët, të mos bëheni pjesë e urdhrave të paligjshëm ose kërkesave të paligjshme. Atje nuk janë protestues, atje janë qytetarë që kalojnë. Nuk kanë asnjë rrezik as për Shqipërinë, as për Malin e Zi, sepse ata në Mal të Zi nuk kanë vajtur me armë, dhe nuk ka arsye pse të ndalohen.

Unë i kam videot ku qytetarët janë në makinat e tyre, nuk i kanë lënë të dalin nga makinat e tyre. Pretendojnë që policët u kanë thënë se “është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë”. Çfarë do të bëjnë? Do t’i mbajnë atje, t’i kthejnë mbrapsht? Se s’kanë çfarë të bëjnë. Është e kotë. Por duhet të them edhe qeverisë së Malit të Zi dhe qeverisë së Shqipërisë: nuk i ndalonin dot protestuesit as nga toka, as nga qielli, as nga ajri, as nga deti dhe nga kudo që të vijnë”, tha Avenir Peka gjatë një interviste për Euronews Albania.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese