"Në emrin tim flas vetëm unë"/ Rama për arrestimin e Agasit: Secili përballet me ligjin me veten dhe avokatin e vet

11 Shtator 2026, 22:46Politika TEMA
"Në emrin tim flas vetëm unë"/ Rama për arrestimin

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në podkastin e tij ‘Flasim’ për marrëdhëniet e tij me biznesmenin Ergys Agasi.

Rama tha se shumë persona mund të flasin në emrin e tij, por shtoi se ai si kryeministër, nuk ka autorizuar asnjë që të flasë apo të bëjë punët e shtetit në emrin e tij.

Më tej Rama theksoi se për arsye të ndryshme, kryesisht të punës, ai është dashur që të krijojë afërsi me persona të caktuar dhe shtoi se ndjente keqardhje kur personat me të cilët ai mund të kishte krijuar një marrëdhënie, ekspozohen si persona që kanë probleme me ligjin.

Por Rama sqaroi se përtej keqardhjes, është shumë i çliruar sepse sipas kryeministrit, gjithësecili në gjykatë do të përballet vetë me ligjin.

“Tani mua më kanë bërë shumë afërsira ose shumë rrëfenja me afërsitë. Afërsia me mua e një njeriu apo e një njeriu tjetër, nuk është funksion publik. As fotografia, as raportet personale dhe as pretendimi që unë e kam me atë, unë flas në emër të atij, etj. Unë nuk autorizuar ndonjëherë ndonjë njeri që të flasë në emrin tim apo të bëjë punët e shtetit në emrin tim.

Patjetër që mua më vjen keq që gjendem në situatën kur një njeri që unë kam pasur një marrëdhënie njerëzore për një arsye apo një tjetër, ekspozohet si një njeri që ka probleme me ligjin. Por nga ana tjetër jam tërësisht i çliruar sepse përtej keqardhjes, secili atje është përballë ligjit me veten dhe avokatin e vet. Në emrin tim kush nuk flet. T’i hysh kësaj që pse fole në emrin tim, i bie pastaj që të mos bësh asnjë punë tjetër. Të gjithë duhet ta dinë që në emrin tim unë flas vet”, tha kryeministri Edi Rama.

6 Komente

  1. T
    Teli mir o mire po ama trgon dhe pune te dobet nga

    Teli mir o mire po tregon qe ti nuk je ne lartesin e duhur qe te besh hajer njerez te duhur

    Përgjigjjuni
    1. A
      Atdhetari

      RAMA JE BUR SHTETI QENTE LE TE LEHIN. JU DO SHQIPERIA. PALACOT LE TE LEHIN

      Përgjigjjuni
      1. F
        Five company

        "Good Morning Buddy! How are you my friend"? The news in the Brief: "That's good about the background check … because I probably couldn't pass one." "I don't care … because I wouldn't pass either, bud." GUN LAWS1 Kur do te filloje seanca e parlamentit? Nga Illiterati ne Punderati?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ton

          Po si shume rri me kta ti...pak e cuditeshme te terheqin...po makinat e tij ne escorted tende cdonin?

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Jemi dakort, por na krijon dyshim “rastēsia” qē rreth jush ka Vetēm hajdutē tē korruptuar dhe maskarenj.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              Po nuk e ke qeveri personale o hajdut ndryshe pse i mban ne pune dhe u jep detyra kur qenka vetem tendja? Kapeni dhe vareni debilin hajdut

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje