Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kokainë e fshehur në trëndafila, shqiptari i kërkuar për vrasje kapet në Athinë me 84 kg kokainë bashkë me disa persona të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë e fshehur në trëndafila, shqiptari i kërkuar
 

Policia greke prej dy ditësh nuk ka bërë publikë emrat e personave të arrestuar në operacionin e koduar “Lulet e së keqes”.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe goditi një grup shqiptarësh që trafikonin kokainë nga Kolumbia. Në total u sekuestruan 84 kilogramë kokainë dhe u arrestuan 7 persona, shumica shqiptarë.

Mes të ndaluarve është një person i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasje dhe djali i tij, si dhe një tjetër shqiptar që dyshohet se ka lidhje direkte me kartelet në Kolumbi.

Mediat greke raportojnë se një nga të arrestuarit është emër i njohur në fushën e biznesit në Shqipëri. Sipas hetimeve, grupi përdorte si mbulim një kompani për import lulesh të krijuar në vitin 2023, e cila në letra rezultonte pa zyra dhe pa punonjës.

Hetuesit kanë zbuluar se kjo kompani kishte sjellë 7 dërgesa me trëndafila nga Kolumbia në Greqi gjatë 8 muajve të fundit.

Dyshohet se një ose dy dërgesat e para kanë qenë prove për të testuar rrugën, ndërsa të tjerat kanë pasur drogë brenda. Për të shmangur kontrollet, dërgesat nuk vinin direkt nga Kolumbia, por kalonin fillimisht në Kanada.

Aty ndryshoheshin dokumentet dhe si dërgues figuronte një firmë kanadeze, ndërsa si marrës një dyqan lulesh , që rezultoi të ishte marrë me qira vetëm pak ditë para mbërritjes së ngarkesës.

Mënyra e fshehjes ishte e sofistikuar. Kokaina ishte futur në 80 kuti me trëndafila. Në çdo buqetë me 40 trëndafila, rreth 11 prej tyre ishin të modifikuar. Lulet ruanin kokën natyrale, por kërcelli ishte plastik dhe brenda tij ishte vendosur droga. Në një kontroll të zakonshëm doganor, ishte shumë e vështirë të kuptohej ndryshimi mes kërcellit natyral dhe atij plastik.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë dhe destinacionin final të drogës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese