Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar lidhur me ndalimin e shqiptareve në kufirin e Malit të Zi me Bosnjën, ku forca speciale malazeze kanë ndaluar një autokolonë me mërgimtarë shqiptarë.
Sipas Lapaj në kufi janë vendosur qindra forca speciale, të cilat kanë ngritur një pritë ndaj autokolonës dhe u kanë komunikuar udhëtarëve se nuk do të lejoheshin të vijonin rrugën.
“Na ka njoftuar shteti shqiptar se po shkoni për të destabilizuar. Nuk do t’ju lejojmë të kaloni”, citohet t’u jetë thënë mërgimtarëve.
“Edi Rama paska thirrur ‘vëllezërit malazezë’ për të ndalur djemtë e Shqipërisë!”, shprehet Lapaj, duke e cilësuar situatën si “të pabesë”.












