Mëngjesin e së premtes, pas mbledhjes me qeverinë, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe në vend të tij ka emëruar Ervin Demon.
Por duket se ky vendim i Ramës e ka gjetur të papërgatitur Lamallarin. Sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, pas mbledhjes së qeverisë, Lamallari do të udhëtonte drejt qytetit të Lushnjës, ku do të merrte pjesë në një aktivitet.
Ndërsa gazetarja bëri me dije se, pas shkarkimit, ai është rikthyer në zyrën e tij.
Shehu: Lamallari ishte një ndër emrat që ishte përfolur për ndryshim në kabinetin qeveritar dhe vetëm ditën e sotme zoti Rama ka vendosur që Besfort Lamallarin ta bëjë pjesë të ekipit të tij në Kryeministri, në një kohë kur vëmendja e tij dhe e qeverisë së tij është pikërisht te dokumentat ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’. Nga informacionet që unë kam, zoti Lamallari nuk ka pasur informacion për pikërisht këtë lëvizje. Marrë parasysh faktin se, gjithmonë referuar informacioneve të mia, pas mbledhjes së qeverisë ai do të udhëtonte drejt qytetit të Lushnjës, aty ku kishte një aktivitet, por duket se pas mbledhjes së qeverisë, kur është mësuar pikërisht ky ndryshim dhe ky lajm, ai është kthyer në zyrën e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme
