Avokati përdori ChatGPT në gjyq, AI shpiku dëshmi dhe dëshmitarë, gjobitet 5 mijë dollarë

11 Shtator 2026 | 23:32

Një avokat mbrojtës në New Mexico është gjobitur pasi përdori ChatGPT për përgatitjen e një ankimi në një çështje vrasjeje, ku dokumenti përfundoi me fakte dhe dëshmi të sajuara.

Gjykata e Lartë e New Mexico-s shpalli avokatin Stephen Aarons në mosrespekt të gjykatës dhe e gjobiti me 5 mijë dollarë. Sipas gjykatës, materiali i përgatitur me ndihmën e ChatGPT përmbante dëshmi të rreme nga dëshmitarë që nuk ekzistonin.

Dokumenti ishte pjesë e ankimit për Oscar Renee Sandoval, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkeshortes.

Mes informacioneve të sajuara ishte edhe një përshkrim i rremë për veshjen e autorit të krimit.

Aarons, i cili ushtron profesionin prej më shumë se 40 vitesh, pranoi se kishte përdorur ChatGPT për të përmbledhur të dhënat e procesit gjyqësor. Ai pretendoi se nuk ishte në dijeni se teknologjia mund të “halucinonte”, duke gjeneruar informacione të pasakta.

Gjyqtarët vunë në dyshim këtë argument, duke theksuar se problemet e krijuara nga përdorimi i informacioneve të sajuara nga AI në profesionin juridik janë raportuar gjerësisht.

Përveç gjobës, çështja e Aarons do t’i referohet edhe bordit disiplinor të avokatëve për hetime të mëtejshme.

Avokati ka shprehur keqardhje dhe ka deklaruar se shpreson që bordi disiplinor ta konsiderojë ngjarjen një gabim të paqëllimshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA, CIA deklasifikon dokumentet sekrete mbi Al Kaedën

CIA amerikane deklasifikoi sot më shumë se 70 memorandume presidenciale që përmbanin informacione në lidhje me organizatën xhihadiste Al Kaeda dhe ish-udhëheqësin e saj, Osama...
22:39 | 11/09/2026

Bilanc tragjik nga zjarri në një traget në Filipine, shkon në 35 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga zjarri në një traget në Filipine është rritur në 35, pasi ekipet e shpëtimit nxorën sot 30 trupa, tha Roja...
22:18 | 11/09/2026

Kina vendos objektiv ambicioz: 70% e makinave të reja të shitura pritet të jenë elektrike deri në 2030

Kina ka vendosur një objektiv që automjetet elektrike dhe hibride të përbëjnë 70 përqind të shitjeve të makinave të reja deri në vitin 2030, si...
22:15 | 11/09/2026