Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kryeministri zbulon eksperiencën e 'Pranisë Besnike' në Shkozë: Përjetim që s'e kam pasur kurrë në politikë

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri zbulon eksperiencën e 'Pranisë Besnike' në
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga takimi i zhvilluar në Shkozë në kuadër të nismës “Prania Besnike”, duke e cilësuar si një ndjesi krejt të veçantë në karrierën e tij politike.

Në postimin e tij, ku duket se është treguar i kujdesshëm për të mos ekspozuar identitetin e qytetarëve pjesëmarrës, kreu i qeverisë ka rrëfyer emocionet që i ka dhuruar ky format i ri komunikimi direkt me njerëzit.

“Prania Besnike është një eksperiencë krejt, krejt ndryshe nga çdo gjë që kam jetuar në politikë prej kaq shumë vitesh. Me Linditën dhe Ogertën sot në Shkozë, Tiranë”, shkruan kryeministri Rama.

Takimet e “Pranisë Besnike” janë konceptuar të zhvillohen çdo të premte në orën 17:00, në të gjitha njësitë administrative. Në to, përveç deputetëve, do të angazhohen edhe ministra të kabinetit qeveritar.

Më herët është bë me dije se qëllimi kryesor i kësaj nisme është dëgjimi nga afër i shqetësimeve dhe mbajtja shënim e çdo problematike që ngrenë banorët, të cilat më pas do të kanalizohen dhe pasqyrohen në platformën e re “Pasqyrë Albania”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese