Dita e sotme, 12 shtator, pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Moti do të jetë me alternime të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin.
Gjatë orëve të pasdites, në disa zona priten shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në zonat lindore të vendit.
Era dhe deti
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me drejtim juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.
Në zonat malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, era herë pas here mund të forcohet dhe të arrijë deri në 11 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.












