Aksident në Porto Palermo, makina del nga rruga dhe përmbyset, 3 të plagosur

12 Shtator 2026 | 08:30

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ngjarja është raportuar rreth orës 05:00, kur shërbimet janë njoftuar për aksidentin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup shërbimi është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre të dëmtuarit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare

Një protestues i cili vjen nga diaspora, ka folur për “Review” me Greta Topjana i cili tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia...
22:20 | 11/09/2026

Ambasada amerikane në Tiranë nderon viktimat e 11 Shtatorit: Nuk do të harrojmë kurrë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke mbajtur një minutë heshtjeje në nder të...
21:40 | 11/09/2026

Situata e zjarreve, 5 vatra mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve.  Gjatë ditës së sotme janë raportuar 21 vatra zjarri në territorin e vendit, prej...
21:04 | 11/09/2026