Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Bathore, detajet e para
12 Shtator 2026 |
09:59
Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bathore të Kamzës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, ku lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari, me inicialet M. L.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Lajme të Sugjeruara
Arratisje si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, bashkëpunëtorët bllokojnë eskortën me kallashnikovë
Një arratisje spektakolare ka ndodhur të premten në mbrëmje në Serres të Greqisë, ku një 41-vjeçar shqiptar është larguar nga shoqërimi i burgut gjatë transferimit...
Aksident në Porto Palermo, makina del nga rruga dhe përmbyset, 3 të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një automjet ka dalë nga rruga...
“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora, ka folur për “Review” me Greta Topjana i cili tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia...
- 09:17 Putin: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së
- 09:10 Treni del nga shinat në Francë, të paktën 44 të plagosur
- 09:05 Tentativë e pabesueshme kontrabande në Majorka, 109 pako kokainë gjenden në trupin e pasagjerit
- 08:41 Edi Rama rikthehet në Vlorë, reforma territoriale në fokus të takimit me qytetarët
- 08:37 Arratisje si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, bashkëpunëtorët bllokojnë eskortën me kallashnikovë
- 08:30 Aksident në Porto Palermo, makina del nga rruga dhe përmbyset, 3 të plagosur