AfD ngre padi penale kundër Merz për deklaratën e tij mbi planin për spastrim etnik
Partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ngriti padi penale kundër kancelarit gjerman Friedrich Merz për deklaratën e tij se planet e partisë për “emigrim” përbënin “spastrim etnik”.
Deputeti i AfD-së, Stefan Brandner, vlerësoi se deklarata e Merz kaloi kufirin dhe kërkoi që gjyqësori gjerman të reagojë.
“Insinuata se grupi parlamentar i AfD-së, i cili qëndron fort mbi themelet e kushtetutës gjermane, mbështet spastrimin etnik, pra në fund të fundit dëbimet dhe vrasjet, është aq e qartë saqë gjyqësori duhet të reagojë”, tha Brandner.
Gjatë një debati në Bundestag të mërkurën, Mertz tha se “remigrimi” është thjesht një emër tjetër për “spastrimin etnik bazuar në origjinë dhe ngjyrën e lëkurës”, raporton portali i Brukselit Politiko.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se politika e rreptë e migracionit e AfD-së do të shkaktonte dëme të mëdha në ekonominë gjermane.
Sipas nenit 46 të Kushtetutës Gjermane, anëtarët e Bundestagut në përgjithësi gëzojnë mbrojtje nga veprimet ligjore për deklaratat e bëra në parlament.
Megjithatë, kjo mbrojtje nuk zbatohet në rastin e “fyerjeve shpifëse”, të cilave AfD u referohet në kërkesën e saj.
Termi “rimigrim” përdoret nga AfD për t’iu referuar kthimit ose deportimit të migrantëve që partia i konsideron se nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani. Ky koncept mund të përfshijë deportimin e personave pa status ligjor, por edhe plane më të gjera për emigrimin e migrantëve dhe pasardhësve të tyre.
Mertz deri më tani nuk ka komentuar mbi kërkesën e AfD-së, ndërsa zyra e tij e shtypit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Në programin e saj zgjedhor për shtetin e Saksonisë-Anhalt, AfD i kushtoi një kapitull të veçantë çështjeve të “imigracionit dhe riemigrimit”. Kjo parti fitoi bindshëm zgjedhjet në atë provincë të dielën.
Treni del nga shinat në Francë, të paktën 44 të plagosur
Tentativë e pabesueshme kontrabande në Majorka, 109 pako kokainë gjenden në trupin e pasagjerit
Ligjvënësit e Mbretërisë së Bashkuar hedhin poshtë projektligjin për eutanazinë për Anglinë dhe Uellsin
- 09:59 Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Bathore, detajet e para
- 09:17 Putin: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së
- 09:10 Treni del nga shinat në Francë, të paktën 44 të plagosur
- 09:05 Tentativë e pabesueshme kontrabande në Majorka, 109 pako kokainë gjenden në trupin e pasagjerit
- 08:41 Edi Rama rikthehet në Vlorë, reforma territoriale në fokus të takimit me qytetarët
- 08:37 Arratisje si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, bashkëpunëtorët bllokojnë eskortën me kallashnikovë