Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Tiranë, në zonën e Rrugës "Bardhyl", ku një fuoristradë është përplasur me një urban transporti qytetas dhe të dy kanë dëme të konsiderueshme.
Mjetet dyshohet paraprakisht se kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi, sepse fuoristrada është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, kurse urbani i pasagjerëve vetëm në njërin krah dhe ka përfunduar në trotuar, pas një peme.
Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dinamikën e aksidentit.
Nuk dihet nëse nga përplasja e fortë te Rruga "Bardhyl" ka persona të lënduar, sepse njëri nga mjetet është urban qytetas. Por edhe mjeti tjetër, është dukshëm i aksidentuar rëndë, ndaj dyshohet se ka të lënduar.
