E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Sevaster të Vlorës, 67-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe bie në humnerë, ndërron jetë

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mazhar, në njësinë administrative Sevaster të Bashkisë Selenicë, në Vlorë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:40, kur shtetasi Xh. D., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Mazhar, duke drejtuar një automjet tip kamionçinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Përplasja ka rezultuar fatale për 67-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.