Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së një 36-vjeçari

12 Shtator 2026, 10:08Kronika TEMA
Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e

Një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse ka shpërthyer në portën e një banese në Bathore, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35 në rrugën “Rozafa”. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari me inicialet M. L.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Lini një Përgjigje