Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një terren të thepisur, pas një rënieje nga një lartësi e konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar daljen e tij nga rruga dhe rënien në terrenin kodrinor.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve, si dhe dinamikës së ngjarjes.
© SYRI.net