• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Ky është i burgosuri shqiptar që u arratis në Greqi, u ndihmua nga dy persona të kamufluar si policë

10:18 : 12/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Gentian Çipi është 41-vjeçari shqiptar, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë transferimit nga burgu i Serresit në spital.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku automjeti i transportit ndodhej në ambientet e jashtme të spitalit, pranë repartit psikiatrik. Në automjet ndodheshin i burgosuri dhe dy punonjës që e shoqëronin.

Në atë moment, pranë automjetit janë shfaqur dy makina, të ngjashme me automjetet e policisë. Personat që ndodheshin në to janë afruar drejt mjetit të transportit dhe, nën kërcënimin e armëve, kanë neutralizuar dy shoqëruesit.

Më pas, autorët kanë ndihmuar të burgosurin të largohej. Sipas informacioneve, ata kanë marrë me vete edhe armën e shërbimit të një punonjësi të burgut. Pas kësaj, grupi është larguar me dy automjetet dhe ka humbur gjurmët.

I arratisuri është një shtetas shqiptar 41-vjeçar, i cili, sipas mediave greke, ishte arrestuar vitin e kaluar nga strukturat e Krimit të Organizuar për një çështje që lidhej me tentativë vrasjeje në Selanik.

Lexo edhe:

Arratisje spektakolare në Greqi, i burgosuri shqiptar i ikën policisë gjatë transportit për në spital!

Operacioni misterioz në Greqi/ Kush është trafikanti i kokainës që u arrestua dhe kërkohej nga Shqipëria për vrasje

Ngjarja kishte ndodhur në një kioskë ushqimore. Ai dyshohet gjithashtu se ka pasur përfshirje në çështje të lidhura me armët dhe trafikun e narkotikëve.

Kush është Gentian Çipi?

Çipi rezulton një person me precendet të rëndë penalë në Shqipëri e në Greqi. Konkretisht ai rezulton i dënuar në Shqipëri në korrik 2024 me 2 vjet burgim për “shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese.

Fillimisht ai ishte hetuar në masën “Arrest në burg” por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”.

Ai është akuzuar për djegien e një automjeti në 24.04.2023, në lagjen 13, Rr. “Loni Grazhdani” në Korçë.

Më herët, në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia procedoi Gentian Cipin për shkak se gjeti të vendosura kamera në mënyrë të paligjshme pranë banesës së tij.

Në 3 shtator 2024, Gentian Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjecar grek jashtë një kantine. Greku u plagos me 3 plumba por arriti t’i mbijetojë plagëve, ndërsa Cipi arriti të arratisej.

Policia greke arriti ta identifikojë Çipin dhe organizoi operacion për kapjen e tij në shtator 2025. Gjatë operacionit u arrestuan edhe Enea Basholli 31 vjec dhe Kleo Topa 24 vjec, edhe këta nga Korça. Sipas policisë greke, Gentian Cipi, rezulton kreu i një grupi kriminal që kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.

Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

Etiketa: arratisjeGreqishqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arratisje spektakolare në Greqi, i burgosuri shqiptar i ikën policisë gjatë transportit për në spital!

08:54 : 12/09/2026
AKTUALITET

Operacioni misterioz në Greqi/ Kush është trafikanti i kokainës që u arrestua dhe kërkohej nga Shqipëria për vrasje

19:45 : 11/09/2026
RAJONI

Vdekja e këngëtarit Giorgos Mazonakis/ Arrestohen dy mjekët e klinikës greke, dyshimet

15:24 : 11/09/2026
RAJONI

Greqia raporton 324 raste të virusit të Nilit Perëndimor

11:53 : 11/09/2026
AKTUALITET

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg, si u zbulua nga ADN-ja

09:39 : 11/09/2026
AKTUALITET

U vra me plumb në kokë, hetuesit zbardhin lëvizjet e fundit të 35-vjeçarit shqiptar në Itali

09:49 : 10/09/2026
Para

KAYO, “ishull paligjshmërie”/ Tabaku: Rama, arkitekti i sistemit të “arkipelagut të paligjshmërisë”

TË GJITHA

KAYO, “ishull paligjshmërie”/ Tabaku: Rama, arkitekti i sistemit të “arkipelagut të paligjshmërisë”

10:24 : 12/09/2026

EMRI/ Ky është i burgosuri shqiptar që u arratis në Greqi, u ndihmua nga dy persona të kamufluar si policë

10:18 : 12/09/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

10:06 : 12/09/2026

Klodiana Spahiu shkarkon drejtoreshën e Sterilizimit pasi dha tenderin 50 mln euro të dializës

09:57 : 12/09/2026

Shpërthim me tritol në Kamëz, shënjestra banesa e një 36-vjeçari (EMRI)

09:49 : 12/09/2026

Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin

09:42 : 12/09/2026

Në gjendje të dehur përplasi të moshuarin, arrestohet shoferi i ambulancës në Korçë

09:30 : 12/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com