Aksidenti fatal në Selenicë, automjeti del nga rruga dhe bie në greminë, humb jetën drejtuesi

12 Shtator 2026 | 10:18

Një aksident tragjik është regjistruar në fshatin Mazhar të Sevasterit, në Selenicë ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në terrenin kodrinor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar daljen e tij nga rruga dhe rënien nga lartesia.

Shërbimet janë nisur drejt vendngjarjes për të dokumentuar aksidentin dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të tij.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Bathore, detajet e para

Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bathore të Kamzës. Sipas informacionit...
09:59 | 12/09/2026

Arratisje si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, bashkëpunëtorët bllokojnë eskortën me kallashnikovë

Një arratisje spektakolare ka ndodhur të premten në mbrëmje në Serres të Greqisë, ku një 41-vjeçar shqiptar është larguar nga shoqërimi i burgut gjatë transferimit...
08:37 | 12/09/2026

Aksident në Porto Palermo, makina del nga rruga dhe përmbyset, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një automjet ka dalë nga rruga...
08:30 | 12/09/2026