Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthim me tritol në derën e shtëpisë në Kamëz, Policia dyshon se është "mesazh" për 36 vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim me tritol në derën e shtëpisë në
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Kamez

Dera e shtëpisë private të familjes Lala në zonën e Bathores është shkatërruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse të dyshuar tritol.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në shtëpinë e shtetasit Mariglen Lala. Grupi hetimor dyshon se triroli është mesazh për 36 vjeçarin.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Shpërthim me tritol në derën e shtëpisë në
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Kamez

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese