Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shokët organizuan arratisjen nga spitali i burgut nën hundën e Policisë greke, ky është shqiptari që drejtonte grupin kriminal në Selanik (IDENTITETI dhe SKEDA KRIMINALE)

Shkruar nga Newsbomb
Shokët organizuan arratisjen nga spitali i burgut nën hundën e
Gentian Çipi, një 41 vjeçar me origjinë nga Dishnica e Korçës

Gentian Çipi, një 41 vjeçar me origjinë nga Dishnica e Korçës, rezulton se është shqiptari që është arratisur nga spitali i burgut në Serres, Greqi, pasi kishte shkuar aty i shoqëruar me policë dhe priste të hynte për vizita mjekësore.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 makina e burgut të Nigritës ndodhej në oborrin e spitalit, kur aty mbërritën disa automjete në dukje si ato të njësisë speciale greke.

Policët që shoqëronin Gentian Çipin menduan se ata ishin kolegët e tyre dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, veçanërisht kur panë që mes mjeteve ishte dhe një Nissan Navara, e ngjashme me ato të përdorura nga OPKE-ja, njësia speciale greke.

Situata ndryshoi brenda sekondave, kur personat që ndodheshin në makina dolën me shpejtësi dhe në duar mbanin armë zjarri automatike kallashnikovë.

Nën kërcënimin e tyre, ata neutralizuan policët e burgut dhe morën nga furgoni 41 vjeçarin shqiptar. Njëri prej shokëve të Gentian Çipit, sipas mediave greke, i ka marrë dhe armën e zjarrit policit, duke u siguruar që nuk do të kishte të shtëna gjatë largimit.

"I arratisuri është një shtetas shqiptar, 41 vjeç, i cili, sipas informacioneve, ishte arrestuar vitin e kaluar nga oficerët e Krimit të Organizuar për tentativë vrasjeje në Selanik, në një incident në një mensë, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë edhe në raste armësh dhe droge", shkruan mediat greke.

Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, Gentiuan Çipi dhe dy shokë të tij ranë në prangat e Policisë në Selanik, për shkak se 41 vjeçari kishte tentuar të vriste një 25 vjeçar.

Personat e arrestuar atëkohë ishin Gentian Çipi 39 vjeç, Enea Bashkolli 30 vjeç dhe Kleo Topa 23 vjeç, të cilët gjithashtu akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës me linjat e autobusëve Shqipëri-Greqi, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gentian Çipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal qe kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme.

Gjatë kontrolleve të policisë greke në një nga ambientet ku këta shtetas qëndronin, janë gjetur dhe sekuestruar 1 kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg kanabis, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese