E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë në krye të madrilenëve pas Mourinhos?

Ilustrim · Vizion Plus

Real Madrid duket se ka nisur të mendojë për të ardhmen e pankinës, duke mbajtur nën vëzhgim dy trajnerë të njohur spanjollë.

Sipas gazetarit Jorge C. Picon, në radarët e klubit madrilen ndodhet Cesc Fabregas, trajneri i Comos, ndërsa Mikel Arteta, aktualisht në drejtimin e Arsenalit, është një tjetër emër që po monitorohet.

Fabregas ka tërhequr vëmendjen me punën e tij në Como, ndërsa Arteta konsiderohet prej kohësh një nga trajnerët spanjollë më të vlerësuar.

Sipas raportimit, Real Madrid po ndjek nga afër zhvillimin e tyre si pjesë e planifikimit për të ardhmen.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.