Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:40, në fshatin Mazhar, në Sevaster. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Xh. D., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Mazhar, teksa drejtonte një automjet tip kamionçinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka marrë plagë të rënda, fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë dot dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në fshatin Mazhar, në Sevaster, shtetasi Xh. D., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Mazhar, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
