Kamioçina përfundon në përrua, humb jetën 67-vjeçari në fshatin Mazhar të Sevasterit

12 Shtator 2026 | 11:47

Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mazhar të Sevasterit, në Selenicë.

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 09:40. 67-vjeçari me inicialet Xh. D., banues në fshatin Mazhar, ishte duke drejtuar një kamionçinë kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në përrua.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Tiranë, urbani përplaset me makinën dhe del nga rruga (VIDEO)

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një autobus urban është përplasur me një automjet. Pas përplasjes, autobusi ka dalë nga rruga,...
11:37 | 12/09/2026

Policia prezanton planin e sigurisë për shkollat, kontrolle të shtuara dhe kamera inteligjente

Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për garantimin e sigurisë gjatë vitit të ri shkollor, me fokus te mbrojtja e nxënësve, kontrolli i...
11:18 | 12/09/2026

Ndryshime në Policinë e Korçës, Mark Gjonmarku emërohet në krye të Qarkullimit Rrugor

Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë, në kuadër të ndryshimeve të fundit në radhët e Policisë së Juglindjes....
11:10 | 12/09/2026