E hënë, 14 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëtorëve gjendet e përplasur, brenda saj kallashnikov me plumba

Ilustrim · Vizion Plus

Një automjet i dyshuar se është përdorur në arratisjen spektakolare të 41-vjeçarit shqiptar Gentian Çipi nga burgu grek është gjetur i aksidentuar pranë spitalit në Serres të Greqisë.

Makina është lokalizuar në një rrugë dytësore të paasfaltuar, ndërsa brenda saj policia ka gjetur një kallashnikov me municion.

Autoritetet greke po hetojnë nëse automjeti është përdorur nga personat e armatosur që ndihmuan të burgosurin të arratisej gjatë transportimit për në spital.

Në të njëjtën kohë, po shqyrtohet edhe përfshirja e një automjeti të dytë, i cili është gjetur i djegur plotësisht.

41-vjeçari shqiptar u arratis mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:30, kur furgoni i Burgjeve ndodhej në ambientet e spitalit. Sipas autoriteteve, bashkëpunëtorët e tij mbërritën me automjete që ngjanin me ato të policisë dhe, të armatosur me kallashnikovë, kërcënuan punonjësit e burgut dhe e ndihmuan të arratisej.

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e 41-vjeçarit dhe personave të tjerë të përfshirë në arratisje. Deri tani, ata nuk janë lokalizuar.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.