Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora drejt Prishtinës për marshin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

12 Shtator 2026 | 12:07

Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë nisur drejt Prishtinës për t’iu bashkuar marshit kombëtar në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinit, në drejtim të Kosovës, për të marrë pjesë në tubimin e zhvilluar në Prishtinë.

Mes tyre janë edhe emigrantë shqiptarë të ardhur nga Zvicra, të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës për t’iu bashkuar marshimit dhe për të shprehur solidaritetin e tyre me ish-drejtuesit e UÇK-së.

Marshi në Prishtinë zhvillohet në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ndodhet në fazën përfundimtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtina mban sot Marshin për Liri në mbështetje të ish-krerëve të UÇK në Hagë

Në Prishtinë mbahet sot “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që...
10:36 | 12/09/2026

Kosovë, Gjykata e Apelit liron nga akuzat Agim Çekun dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Gjykata e Apelit e ka rrëzuar një dënim me nga një vit burgim ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, dhe 9 të tjerëve në rigjykimin...
21:31 | 11/09/2026

Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja e Kosovës: Nuk do të jem pjesë e saj për sa kohë FFK-ja drejtohet nga personat aktualë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses, për sa kohë Federata e Futbollit të...
21:25 | 11/09/2026