Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Stuhia e la Belshin pa drita, elektriçisti 32-vjeçar bie në kontakt me korendin dhe humb jetën (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia e la Belshin pa drita, elektriçisti 32-vjeçar bie në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Trojas të Belshit, ku një 32-vjeçar punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e një linje elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30. Ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Klajdi Zekthi, me profesion elektricist, i cili ishte duke punuar për riparimin e një linje elektrike, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të saj.

"Rreth orës 09:30, në fshatin Trojas, shtetasi K. Z., 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se, gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e linjës elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë, shtetasi K. Z. ka humbur jetën", njoftoi sot policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese