Humb jetën elektricisti në Belsh, ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës

12 Shtator 2026 | 12:11

Një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën këtë mëngjes në fshatin Trojas të Belshit, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që po kryente punime.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:30. Sipas informacioneve paraprake, 32-vjeçari Klajdi Zekthi, i cili punonte si elektricist pranë OSHEE-së, ishte duke kryer riparime në linjën elektrike kur dyshohet se është goditur nga rryma.

Si pasojë e incidentit, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë në kantier, përplasen me policinë

Protesta e zhvilluar sot në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik është përshkallëzuar, duke sjellë përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Protestuesit kanë tentuar...
12:23 | 12/09/2026

Kamioçina përfundon në përrua, humb jetën 67-vjeçari në fshatin Mazhar të Sevasterit

Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mazhar të Sevasterit, në Selenicë. Policia...
11:47 | 12/09/2026

Aksident në Tiranë, urbani përplaset me makinën dhe del nga rruga (VIDEO)

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një autobus urban është përplasur me një automjet. Pas përplasjes, autobusi ka dalë nga rruga,...
11:37 | 12/09/2026