Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës
Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur dhe mbante pa leje një armë zjarri.
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Informacioni”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi H. K., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në flagrancë në një apartament me qira në lagjen nr. 11.
Gjatë kontrollit, në çantën marsup të 30-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak.
Në apartament ndodhej edhe një 28-vjeçare, me inicialet K. Sh., banuese në Tiranë. Ajo është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, disa protestuesit tentojnë të hyjnë në kantier, përplasen me policinë
Humb jetën elektricisti në Belsh, ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës
Kamioçina përfundon në përrua, humb jetën 67-vjeçari në fshatin Mazhar të Sevasterit
- 12:31 Të paktën 2 të vrarë dhe 17 të plagosur nga sulmet në Ukrainë
- 12:23 Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, disa protestuesit tentojnë të hyjnë në kantier, përplasen me policinë
- 12:11 Humb jetën elektricisti në Belsh, ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës
- 12:07 Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora drejt Prishtinës për marshin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së
- 11:47 Kamioçina përfundon në përrua, humb jetën 67-vjeçari në fshatin Mazhar të Sevasterit
- 11:37 Aksident në Tiranë, urbani përplaset me makinën dhe del nga rruga (VIDEO)