Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas po i afrohet niveleve rekord të shënuara gjatë luftës në Ukrainë, duke rënduar edhe më tej xhepat e qytetarëve.
Sipas një vëzhgimi të Monitor, nafta sot tregtohet me 226 deri në 229 lekë për litër, nga 219 lekë më parë, me një rritje prej 7 deri në 10 lekë për litër.
Edhe benzina është shtrenjtuar ndjeshëm. Nga 205 lekë për litër që ishte më parë, sot tregtohet me 216 deri në 219 lekë, duke u rritur me 11 deri në 14 lekë për litër.
Kjo është rritja më e fortë e çmimeve të karburanteve që prej vitit 2022, kur nafta arriti deri në 265 lekë për litër.
Por përtej rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, Shqipëria vijon të ketë një nga barrat më të larta fiskale mbi karburantet në rajon.
Në një kohë kur çmimi i naftës po rritet dhe godet drejtpërdrejt qytetarët, qeveria nuk ka ndërmarrë masa për të lehtësuar barrën fiskale. Përkundrazi, sa më i lartë çmimi i karburantit, aq më shumë të ardhura arkëtohen në buxhet nga taksat dhe akciza.
Ndërsa qytetarët paguajnë më shtrenjtë për çdo litër naftë e benzinë, qeveria vijon të mbajë të pandryshuar barrën fiskale, duke e kthyer shtrenjtimin e karburanteve në një tjetër burim të ardhurash për arkën e shtetit.
© SYRI.net
'Gjaku kërkon gjakun'/ Balil Gjini e krahason Ramën me Makbethin: Ka ndërtuar një shtet mafioz e kriminal
Nesho: Vizita e Berishës në SHBA, goditje për Ramën dhe hap i ri me administratën Trump
Gazeta britanike: Shqipëria noton në para droge, Rama nuk kërkon falje për rolin e të atit në varjen e Havzi Nelës