Shtatori rikthen nxënësit dhe mësuesit në shkolla, por për shumë familje ky muaj shoqërohet me shpenzime të shtuara.
Ndërsa prindërit në Elbasan nxitojnë të bëjnë blerjet e fundit për nisjen e vitit të ri shkollor, thonë se fatura e pajisjes së fëmijëve me paketën shkollore është rritur nga viti në vit.
Edhe më e vështirë paraqitet situata për ata që kanë 2-3 fëmijë në shkollë. Disa prindër shprehen se paketat e librave falas duhet të shtrihen edhe për gjimnazistët, pasi shpenzimet për blerjen e tyre rëndojnë më tej buxhetin familjar.
Për të plotësuar nevojat e fëmijëve të tyre, shumë qytetarë thonë se detyrohen të heqin dorë nga shpenzime të tjera, me synimin që fëmijët të mos ndihen të diferencuar nga bashkëmoshatarët e tyre.
© SYRI.net