Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Durrës, 30 vjeçari ndalohet nga Policia dhe në marsup i gjendet pistoleta me fishekë

Shkruar nga Newsbomb
Lëvizte i armatosur në Durrës, 30 vjeçari ndalohet nga
Foto ilustruese

Një 30 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Policisë së Durrësit, pasi qarkullonte i armatosur në qytetin bregdetar. Gjithashtu, është proceduar penalisht dhe një vajzë që jetonte me të, sepse kishte dijeni për armën dhe nuk ka treguar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra se një 30-vjeçar mbante armë zjarri dhe qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Informacioni”.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, i shtetasit H. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Lëvizte i armatosur në Durrës, 30 vjeçari ndalohet nga
30 vjeçari ndalohet nga Policia dhe në marsup i gjendet pistoleta me fishekë

Ky shtetas u kap në flagrancë në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 11, Durrës, në kohën kur kishte hyrë në banesë dhe, gjatë kontrollit, në brendësi të çantës marsup të tij iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak.

Në apartament, së bashku me mbajtësin e armës, ndodhej dhe shtetasja K. Sh., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese